Vetëm 14% të bisedave të përgjuara janë të funksionarëve shqiptarë

Maqedonia

Vetëm 14% të bisedave të përgjuara janë të funksionarëve shqiptarë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Prokurorja Speciale në Maqedoni, Katica Janeva

Prokurorja Speciale në Maqedoni, Katica Janeva në intervistën e fundit për 1TV ka theksuar se vetëm 14 për qind e bisedimeve të përgjuara janë të funksionarëve shqiptarë dhe se ato janë përpunuar. Ajo ka thënë se shumica e përgjimeve janë mes ish-ministrave dhe funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, përcjellë INA.

Prokurorja Speciale Katica Janeva pohoi se Prokuroria Speciale Publike kishte të drejtë ligjore të ngrejë padi kundër rasteve të marra nga prokuroria e rregullt. Një nga ato raste ishte “Perandoria” ku të dyshuarit për pastrim të parave janë Sasho Mijalkov, Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski dhe dhjetë persona të tjerë. Por, sa i takon këtij interpretimi të Janevës Gjykata Supreme mori vendim se PSP-ja, pas 30 qershorit 2017, nuk mund të hapë hetime dhe të ngrejë padi.

Katica Janeva gjatë një viti e gjysmë shprehte bindje se ekipi i saj ka duart e lira për të ngritur hetime dhe akuza, megjithëse mandati prej 18 muajsh ka skaduar. Janeva e përmendi këtë katër ditë më parë në një intervistë për emisionin KOD.

Megjithatë, interpretimi i ligjit nga Janeva dhe bindja e saj se ajo ka të drejtë të ngrejë padi për rastet e marra, nuk është në përputhje me Gjykatësit suprem. Me vendimin për t’ia lidhur duart PSP-së, kërcënohen hetimet e reja dhe akuzat e PSP. Vendimi i Supremes shkon në dobi të Ali Ahmetit, i dyshuar për regjistrimin e dështuar të vitit 2011, rasti “Pacienti” ku dyshohet zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane Bujar Osmani, por është edhe në favor të të dyshuarve të tjerë në raste të tjera si Sasho Mijalkov, Orce Kamçev, Mile Janakieski , Kiril Bozhinovski, Silvana Boneva. Katica Janeva në një intervistë për Alsatin, në shtator të vitit të kaluar sugjeroi se ka një mundësi, hetimet e reja t’i dorëzojnë në prokurorinë e rregullt dhe kolegët e tyre nën mentorimin e PSP-së t’i përmbledhin me aktakuzë, hetimet e hapura pas 30 qershorit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat