“Marrëveshja e Prespës”, Zaevi dhe Ciprasi do të fitojnë çmim në Konferencën për Siguri në Munih - Bota Sot
“Marrëveshja e Prespës”, Zaevi dhe Ciprasi do të fitojnë çmim në Konferencën për Siguri në Munih

Maqedonia

“Marrëveshja e Prespës”, Zaevi dhe Ciprasi do të fitojnë çmim në Konferencën për Siguri në Munih

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:48
 Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Çmimi “Ewald von Kleist” në Konferencën për Siguri në Munih këtë vit do t’u ndahet kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për Marrëveshjen e Prespës.

Kryetari i konferencës, Volgang Ishinger në profilin e tij në Tuiter më 25 janar ka shkruar se “të dy kryeministrat do të ftohen më 16 shkurt në Munih që ta pranojnë çmimin prestigjioz” gjatë kohës së konferencës së 55-të.

Zëdhënësi i Konferencës për Siguri në Munih që do të mbahet prej më 15 deri më 17 shkurt, dje për “Dojçe Vele” ka konfirmuar se edhe Zaev edhe Cipras e kanë pranuar ftesën.

Çmimi ndahet që nga viti 2009, ndërkaq në mesin e fituesve janë Havier Solana, Joakim Gauk dhe OSBE.

“Me ndarjen e çmimit për Aleksis Ciprasin dhe Zoran Zaevin, Konferenca për Siguri e Munihut e pranon rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës”, shkruan “Dojçe Vele”.

Një pjesë e mediave në Greqi në ditët e kaluara kanë shkruar se në kornizë të konferencës në unih, të dy kryeministrat është e mundur që të mbajnë takim bilateral.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...