James Pardew: Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është arritje e madhe

Maqedonia

James Pardew: Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është arritje e madhe

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:14
James Pardew

“Diçka e jashtëzakonshme sapo ka ndodhur në Ballkan. Autoritetet e Athinës dhe Shkupit i kanë përfunduar detyrimet për ndryshimin e emrit të IRJM-së në Republika e Maqedonisë së Veriut, çështje e cila pengonte të dy shtetet me dekada”.

Këtë e ka shkruar analisti amerikan James W. Pardew, i cili ka qenë edhe ndërmjetësues në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe ish-zv.sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Në analizën e tij të publikuar në gazetën amerikane “The Hill”, ai thotë se kryeministrat e të dy vendeve Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë punuar në interes të kombeve të tyre.

“Vendimi i tyre për të tejkaluar ekstremet, disa herë është kundërshtuar ashpër. Por, është akt i guximshëm që jep shpresë se edhe politikat e ardhshëm në Ballkan do ta kenë guximin e njëjtë”, shkruan Pardew.

Sipas tij, rëndësia e marrëveshjes për Shkupin është e madhe, por shton se edhe Athina ka dobi, pasi do të ketë fqinj stabil që do të jetë pjesë e familjes evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat