Qytetarët që janë mashtruar nga thirrjet anonime, nuk do të paguajnë harxhimet e tilla në fatura

Maqedonia

Qytetarët që janë mashtruar nga thirrjet anonime, nuk do të paguajnë harxhimet e tilla në fatura

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:15
Ilustrim

Qytetarët që kanë marrë thirrje apo janë pjesë e mashtrimit të thirrje telefonike nga numra celular nga Austria, Liberia dhe Lituania nuk do të paguajnë harxhimet që kanë bërë në faturat që do tu vijnë. Kjo bëhet e ditur nga Agjencia për Komunikime Elektronike AEK në Maqedoni. Nga kjo agjenci kanë thënë se për këtë kanë marrë përgjigje pozitive nga operatori T-Mobile, ndërsa pritet një përgjigje edhe nga ONE/VIP.

“Nga Telekomi kemi konfirmim se harxhimet e këtilla nuk do ti paguajnë shfrytëzuesit. Janë rreth 1000 raste, kështu që shfrytëzuesve që janë në rrjetin e Telekomit u transmetojmë porosinë nga Telekomi se nuk do ti paguajnë ato harxhime. Në qofte se i shohin si harxhim në fatura, do të drejtohen tek Telekomi do u fshihen, në qofte se edhe në atë mënyrë nuk fshihen, atëherë do të drejtohen tek AKE, ne do e zgjidhim. Nga ana e ONE/VIP sot i shqyrtojnë këto mundësi se çfarë do të bëhet me faturat e këtilla dhe ata si operator, njoftuan se sot do të dalin e informatë deri tek shfrytëzuesit dhe do të tregojnë se si do të veprojnë me këto fatura të rritura”, pohoi për Alsat-M, Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE-së.

Nga AKE, apelojnë qytetarët që të mos ua kthejnë thirrjet numrave të panjohur nga këto tre shtete me qëllim që të mos u japin mundësi për tu harxhuar para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat