Zgjedhjet Presidenciale, partitë shqiptare shqyrtojnë kandidatët e mundshëm

Maqedonia

Zgjedhjet Presidenciale, partitë shqiptare shqyrtojnë kandidatët e mundshëm

Nga: Z. M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Ilustrim

Partitë shqiptare në Maqedoni akoma janë duke shqyrtuar  kandidatët e tyre të mundshëm për garën presidenciale që pritet të mbahet në Prill të këtij viti, shkruan Botasot. 

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pak ditë më parë, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore, deklaroi se të gjitha opsionet mbeten të hapura, madje paralajmëroi bisedime edhe me partitë shqiptare për një kanditat të përbashkët shqiptar.

  “Opsionet janë të hapura, por BDI ka vendim që do të dalë me kandidat të vetin, por edhe opsionet janë të hapura, do të komunikoj me partitë shqiptare për një kandidat të mundshëm, procesi vazhdon”,- theksoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. 

  Ahmeti nuk përjashton as mundësinë e kandidatit konsensual me LSDM-në, ku po shqyrtohen të gjitha mundësitë përderisa emri më i përfolur është i ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Aleanca për Shqiptarët në reagimin e tyre përshëndesin vendimin e BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre. 

  “Urojmë që kandidati i tyre të jetë shqiptar. S’duam të besojmë se vendimi i tillë erdhi si pasojë e përbuzjes që iu bë BDI-së për idenë e kandidatin konsensual me LSDM-në sot, me VMRO-DPMNE-në dje. Shpresojmë se vendimi i tyre ka të bëjë me sfidën që kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për t’u përballur me Ju”,- thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët. 

BESA opozitare preferon që partitë shqiptare opozitare, përfshirë këtu edhe Aleancën për Shqiptarët, të dalin me kandidat të përbashkët, që të zhvillojnë një garë midis opozitës dhe BDI-së në pushtet. Por, kjo do të kuptohet ditëve në vijim, pasi të vendosin organet partiake./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat