Maqedoni, Prokuroria i merr si prova vaksinat me deklaracione të gabuara

Maqedonia

Maqedoni, Prokuroria i merr si prova vaksinat me deklaracione të gabuara

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Prokororia Themelore informon se pas urdhrit për hetime, Ministria e Punëve të Brendshme e ka njoftuar Prokurorin Publik se në hapësirat e “Makedonija lek” janë gjetur vaksina MRP me deklaracione të gabuara dhe të cilat akoma nuk janë asgjësuar.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për sigurimin e tyre për nevojën eventuale të procedurave hetimore në të ardhmen.

“Vaksinat do të llogariten dhe sigurohen, ndërsa do të mbeten në hapësirat e ‘Makedonija lek’, pasi atje ka kushte adekuate për ruajtjen e tyre. Kontrollet në lëndën e hapur do të vazhdojnë për konfirmimin e plotë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore më herët hapi lëndë për vaksinat MRP, pasi u zbulua se ka pasur prej tyre me afat të skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat