Shënohet 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Maqedonisë

Maqedonia

Shënohet 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Maqedonisë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Mbrëmë zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, ka marrë pjesë në organizimin solemn nga ana e ambasadores së Zvicrës në Shkup Sibil Zuter, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Zvicrës.

Në këtë ngjarje u theksuan marrëdhënet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbështetja që Zvicra i jep Maqedonisë në hapat e saj për zhvillimin e ekonomisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. 

“U diskutua edhe për rolin e diasporës së Maqedonisë në Zvicër me mbi 80 mijë persona, si urë mes dy vendeve. Zuter dhe Zhernovski e përsëritën dëshirën për dialog politik më intensiv dhe këmbim ekonomik, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Maqedonia dhe Zvicra kanë vendosur marrëdhënie diplomatike dhe konsullare më 31 janar të vitit 1994. Prej atëherë Zvicra njihet si një nga partnerët më të mëdha për bashkëpunim me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat