Spasovski. Në të gjitha institucionet ka "spiunë" që i dorëzojnë raporte VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Spasovski. Në të gjitha institucionet ka "spiunë" që i dorëzojnë raporte VMRO-DPMNE-së

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Oliver Spasovski

Në çdo institucion të sistemit ka persona të caktuar që i japin informacione për ngjarjet në to partisë opozitare VMRO-DPMNE, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke përmendur se asnjëherë nuk ka thënë se ekzistojnë struktura parapolicore në MPB.

“Kemi indikacione në media, raporte të publikuara që i bëjnë struktura të caktuara në nivel të komisioneve nga partia opozitare për përcjellje të ngjarjeve të caktuara dhe parashtrim të raporteve të këtilla”, sqaroi ministri pas ngjarjes për ndarjen e certifikatave për trajnim të përfunduar për identifikim të origjinës së zjarreve, që u mbajt në Qendrën për trajnim në Idrizovë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse dikush nga këta persona janë arrestuar theksoi se analizohen të gjitha dëshmitë me të cilat disponon dhe shtoi se do të konsultohen me institucionet tjera kompetente për veprimin e mëtutjeshëm.

Ministri Spasovski dje nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve theksoi se ekziston një tendencë e tillë në institucione. Ata njerëz të punësuar në MPB ose në institucione tjera shtetërore japin informacione për gjendjet në institucionet pranë grupit për vlerësim të partisë.

Spasovski theksoi se tek ai ka arritur lista me të gjithë njerëzit, që janë të angazhuar nga administrata, ndërmarrjet publike dhe nga Ministritë që të dërgojnë raporte të atilla në parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat