Zgjedhjet Presidenciale, konsultime edhe në bllokun politik maqedonas

Maqedonia

Zgjedhjet Presidenciale, konsultime edhe në bllokun politik maqedonas

Nga: Z. M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Derisa nga LSDM thonë se kanë nevojë për kohë shtesë për konsultime deri në vendimin përfundimtar, në VMRO mbrëmë në mesnate u mbyll konkursi publik për kandidat presidencial nga kjo parti. Më së voni deri më 5 shkurt, do të dihet se kush është paraqitur në konkursin publik, thonë nga partia opozitare maqedonase, shkruan Botasot

Më 16 shkurt, në Konventën në Strugë partia do të zgjedh kandidatin partiak për zgjedhjet presidenciale. VMRO-DPMNE ka sjellë vendim se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale.

Tani për tani, në opinion është e njohur se kandidaturë kanë dorëzuar Vlladimir Gjorçev dhe Filip Petrovski. Në opinion lakohet edhe emri i profesoreshës Gordana Siljanovska - Davkova, por nga partia deri tani nuk ka konfirmim se është paraqitur në konkursin që përfundoi mbrëmë./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat