Spasovski: Persona të caktuar i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Spasovski: Persona të caktuar i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:22
Oliver Spasovski

Persona të caktuar në institucionet e vendit, i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së për ndodhitë brenda tyre. Këtë sot e deklaroi ministri i brendshëm Oliver Spasovski në pyetjen se çka ka ndodhur konkretisht dhe nëse në MPB ka struktura parapolicore, siç pohon deputetja Nolla Ismajloska Starova. Në lidhje me këtë nëse janë paraburgosur ata persona, ai theksoi se ende analizohen provat dhe se do të konsultohen me institucionet e tjera kompetente për veprimin e mëtutjeshëm.

“Kemi indikacione në media, raporte të publikuara që i bëjnë struktura të caktuara në nivel të komisioneve të partisë opozitare për ndjekjen e ngjarjeve të caktuara dhe për dorëzimin e raporteve të tilla”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga OBRM-PDUKM-ja thanë se ministri Spasovski thjeshtë po zhvillon fushatë para zgjedhjeve presidenciale.

“Brenda MPB-së po ndodh kaos, ndërsa ministri Oliver Spasovski kujdeset vetëm për kandidaturën e tij dhe promovimin e tij para zgjedhjeve presidenciale. Gjendja në MPB është jashtë kontrollit, ndërsa provë për këtë është incidenti në Shuto Orizarë, u shpreh Orce Georgievski, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

Dje, deputetja Nola Isamjloska Starova, në seancën kuvendore i parashtroi pyetje ministrit Spasovski nëse ka struktura parapolicore për ndjekjen e personave publik, dhe pastaj në portalet publikohen të pavërteta duke e cenuar sigurinë e rreth 50 personave. Spasovski u përgjigj se ai ka listë me emrat e të gjithë personave të cilët i dërgojnë raporte të tilla kryetarit të opozitës, Mickoskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat