Lëvizja BESA ka nisur debatet e brendshme për shqyrtimin e kandidaturave për president. Burime brendapartiake theksojnë se deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Fadil Zendeli gëzon mbështetje të madhe brenda strukturave dhe se mund të jetë kandidati partiak për zgjedhjet presidenciale.
Por nga kjo parti kanë lënë të hapur mundësinë e një kandidati të përbashkët me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.
Zëdhënësi Elmedin Memishi i pyetur nga INA lidhur me këtë theksoi se partia e tyre po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe se organet partiake do të përcaktojnë format dhe mënyrat e përzgjedhjes së kandidatit për president. I pyetur lidhur me emrin e Zendelit që është pjesë e debateve brendapartiake, zëdhënësi Memishi nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar një gjë të tillë. Ndërkohë, partitë e tjera politike shqiptare ende nuk kanë bërë të ditur emra të kandidatëve për garën presidenciale.