Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt

Maqedonia

Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

“Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin me të ardhshmen Maqedonia e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Maqedonia, dhe më pastaj në Greqi, është hequr pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriperëndimore.

Ceremonia e nënshkrimi do të mbahet në selinë e NATO-s, në Bruksel, në praninë e ministrit të punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorë të vendeve anëtare do të nënshkruajnë protokollin, ku Maqedonia do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat