U dorëzua projektligji për promovimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla - Bota Sot
U dorëzua projektligji për promovimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla

Maqedonia

U dorëzua projektligji për promovimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, u takua me drejtorin e Agjencisë për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, Ilhan Rahman dhe Zëvendësdrejtorin e Agjencisë për realizimin e së drejtës së bashkësive nën 20%, Xhelal Hoxhiq, i cili deri te Ministria e Drejtësisë paraqiti Projektligjin për Promovimin dhe Mbrojtjen e Anëtarëve të Komuniteteve të cilat janë më pak se 20 përqind e popullsisë së përgjithshme në Maqedoni.

“Ndryshimet në këtë ligj bëhen me qëllim të afirmimit më të madh të konceptit “Një Shoqëri për të Gjithë”. Çdo qytetar është i rëndësishëm,  ashtu si është edhe promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në Republikën e Maqedonisë”, tha Ministrja e Drejtësisë.

Ky projektligj, i përgatitur nga Agjencia për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, së shpejti do të publikohet në Regjistrin Kombëtar të Vetëm të Legjislacionit (ENER).

Siç është informuar nga ARDB, qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit është përmirësimi i situatës me zbatimin e të drejtave të komuniteteve, lehtësimi i monitorimit të nivelit të arritjes së tyre dhe sigurimi i mbikëqyrjes së realizimit të këtyre të drejtave nga institucionet në nivel qendror dhe lokal.

Drejtori i ARDB-së Ilhan Rahman vuri në dukje se projektligji u përgatit nga një grup pune gjithëpërfshirës i themeluar nga Agjencia për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe se së shpejti publiku do të jetë në gjendje të paraqesë komentet dhe sugjerimet e tyre për përmirësim pas botimit të tekstit në ENER.

Në hartimin e ndryshimeve Agjencina për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, mori mbështetje nga Komisioni Europian përmes instrumentit TAIEX, si dhe nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...