Maqedonia e Vetme: Zaevi të bëhet i guximshëm dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Maqedonia

Maqedonia e Vetme: Zaevi të bëhet i guximshëm dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:19
Zoran Zaev

Nga partia Maqedonia e Vetme kanë kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev që ta pranoj kërkesën e të gjithë opozitës që të shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“E gjithë bota e dinë se pushtetit marionete e Zaevit është instaluar nga qendrat e huaja dhe nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve dhe për këtë e vetmja zgjidhje është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Nga atje thonë se Maqedonia e Vetme kërkon nga diplomatët e huaj që të ndalojnë me aktivitetet e tyre diplomatike të cilët nuk janë në përgjegjësinë e statusit të tyre diplomatik, sepse thirrjet e tyre për mos shpalljen e zgjedhjeve parlamentare është e patolerueshme dhe se nuk guxojnë të ndërhynë në politikat e brendshme të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat