Deputetët opozitar të VMRO-DPMNE-së përmes me replika boshe dhe fjalime në Kuvend po tentojnë të bllokojnë seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandatit, ku në rend dite është marrja e imunitetit të deputetit Lupco Dimovski, ish ministër i akuzuar për krim.
Seanca ka devalvuar në ofendime dhe fjalime politike. Deputeti i VMRO-se, Vllatko Gjorqev akuzoi shumicën se deputetit Dimovski, i është ofruar liri në këmbim të votës së tij për ndryshime kushtetuese. Deputetët e VMRO-së kërkojnë që kolegu i tyre Lupco Dimovski të mbrohet në liri dhe të gjykohet e jo të futet në paraburgim.
Debati vazhdon ndërsa në radhë për replika dhe fjalë, janë thuajse gjithë deputetët e VMRO-së të cilët janë anëtarë në këtë komision.