Szijjarto: Nuk duhet pritur 6 vite për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Szijjarto: Nuk duhet pritur 6 vite për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:37
Peter Szijjarto

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se është e papranueshme që Komisioni Evropian nuk dëshiron një valë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025.

Sipas Agjencisë hungareze të lajmeve (MTI), Szijjarto kritikoi politikën e Komisionit Evropian në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai vuri në dukje se anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE do të ishte në interes të Evropës në aspektin e ekonomisë dhe sigurisë.

Szijjarto theksoi nevojën për të patur parasysh faktin se ka tensione serioze në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet e këtij rajoni me integrimin në BE mund të kontrollojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat