Këto janë kanditadët e VMRO-së për president të Maqedonisë

Maqedonia

Këto janë kanditadët e VMRO-së për president të Maqedonisë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:15
VMRO

Tetë kandidatë për president janë paraqitur deri më tani vetëm nga radhët e partisë maqedonase, VMRO-DPMNE, shkruan Botasot.

Në mesin e tetë kandidatëve gjenden edhe emrat e deputetit Vllatko Gjorçev, profesoreshës Gordana Siljanovska dhe Filip Petrovskit.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për president të shtetit në VMRO-DPMNE ka mbaruar ditën e enjte, por nga partia kanë lënë hapësirë edhe 48 orë që të arrijnë edhe aplikimet që janë bërë nëpërmjet postës. 

Të gjithë kanditatët të cilët do të kalojnë selektimin në komision do të kenë mundësinë që gjatë Kongresit të paralajmëruar në Strugë të kërkojnë mbështetjen e 530 delegatëve të partisë ./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat