Çfarë të ardhme meriton PSP !?

Maqedonia

Çfarë të ardhme meriton PSP !?

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Derisa në opinionin vendor tashmë ndahen mendime të ndryshme në raport me punën e Prokurorisë special publike edhe më shumë përkrahje ndërkombëtare po merr kjo prokurori. Në të njejtën linjë është dhe ambasadori sloven në vend Milan Jazbec e sipas tij e nevojshme është që kjo prokurori të ketë statusin e njejtë që të mos ketë presion politik.

Njohësit vendor mendojnë se PSP ka kapacitet që e vetme të përballet me punët dhe se nuk duhet të jetë dorë e zgjatur e Prokurorisë së përgjithshme, vlerëson kështu ish prokurori Kosta Petrovski.

Por ndryshe ishte qëndrimi i gjykatësve suprem të cilët para tre ditëve kanë dhënë mendim që PSP të mos ngrejë padi të reja pas përfundimit të mandatit prej 18 muajve, por kjo hap shumë dilemma në lidhje me të ardhmen e shumë lëndëve të formuara të cilat po bëhen ndaj ish funksionarëve të lartë të cilët mund të ikin nga drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat