Shahpanska: Me ligjin e ri u kthehet e drejta grave që vetë të vendosin për abort

Maqedonia

Shahpanska: Me ligjin e ri u kthehet e drejta grave që vetë të vendosin për abort

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:40
Shahpanska

Qeveria miratoi ligjin e ri për ndërprerjen e shtatzënisë. E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është e pamohueshme. Vetëm gruaja, me vetëdije merr vendim për lindjen dhe numrin e fëmijëve. Ndërprerja e shtatzënisë duhet të jetë e sigurt, në kushte dhe në një mënyrë sipas mjekësisë së bazuar në prova dhe nga ekspertët, tha deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpanska.

Ajo tha se nuk ka më procedura administrative: komisione, asnjë konsultim të njëanshëm, nuk ka 3 ditë pritje, nuk ka më marrje të vendimeve në emër të saj.

“Përfundimi i shtatzënisë do të bëhet në nivelin e pranuar të kujdesit shëndetësor në kushtet dhe mënyrën e parashikuar me ligj. Ndërprerja e shtatzënësisë do të bëhet sipas kërkesës dhe me pëlqimin e gruas deri në 12 javë dhe në raste të caktuara deri në 22 javë.

Gruaja do të dijë se kur do të nxjerrjet, dhe se çfarë pasojash sjell ndërhyrja. Jeta e gruas është mbi të gjitha. Qeveria e kaluar miratoi një ligj që e bëri të vështirë qasjen në abort të sigurt, kufizoi të drejtën për të zgjedhur, i stigmatizoj dhe dënoi gratë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat