“Shoqëria kancerogjene” kërkoi mbledhje urgjente qeveritare për ajrin e ndotur

Maqedonia

“Shoqëria kancerogjene” kërkoi mbledhje urgjente qeveritare për ajrin e ndotur

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Shoqata “Shoqëria kancerogjene” sot përsëri ashtu sikurse javën e kaluar organizoi protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për t’i alarmuar institucionet kompetente për ndotjen e ajrit dhe pasojat dhe pasojat e dëmshme të këtij fenomeni. 

“Shohim se autoritete nuk janë shumë të interesuar për kërkesat tona. Edhe një herë theksojmë, nëse nuk thirrin mbledhje urgjente në qeveri, nëse nuk i shfrytëzojnë të gjitha mjetet në disponim për menaxhimin e këtij problemi dhe nëse nuk e marrin seriozisht, do të duhet t’i radikalizojmë protestat me bllokime. Kërkojmë nga ministri dhe zëvendës-ministri për Mjedis Jetësor që secilën ditë të japin llogari se çfarë kanë punuar në këtë drejtin”, tha Uzunov.

“Si ambasadë e fëmijëve ‘Megjashi’ do t’i përkrahim të gjitha nismat qytetare që duan të bëjnë presion dhe ndryshim. Spitalet janë të mbushura me fëmijë, secili fëmijë i dytë ka probleme me frymëmarje”, tha mes tjerash Zmijanac.

Organizatorët e protestë e përshëndetën bllokimin e djeshëm para hyrjes së deponisë “Drislla” nga aktivitët e nismës “Ajër të pastër” dhe mbështesin afatin që ua dhanë institucioneve për 15 ditë të përgjigjen ndaj kërkesave të tyre. Ata i përkrahën edhe nxënësit e shkollave të mesme që njoftuan protestë më 5 shkurt para secilës shkollë të mesme për mjedis të shëndoshë dhe të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat