Strugë, humb jetën një punëtor duke punuar në ndërtimtari

Maqedonia

Strugë, humb jetën një punëtor duke punuar në ndërtimtari

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Sot në mëngjes rreth orës 9:30 në lagjen e Strugës “Elen Kamen”, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, lëndime të rënda ka marrë 49 vjeçari Xh.A nga Struga dhe si pasojë e kësaj ai ka ndërruar jetë, njoftojnë nga policia.

Sipas raportit, përderisa Xh.A ka punuar është goditur nga një zorrë qa ka dalë nga pompa për betonim.

Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat