Gruevski: I gatshëm isha të shkoj në burg, por kërkohej likuidimi im

Maqedonia

Gruevski: I gatshëm isha të shkoj në burg, por kërkohej likuidimi im

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në intervistën e plotë për lajmet e TV Sitel tha se ai po kërkon azil politik për shkak të përndjekjes politike që ju bëhet ndërsa autoritetet hungareze po e shqyrtojnë gjithë këtë.

Gruevski tha se në ditët e para ka jetuar nëpër hotele, por jo ashtu siç thuhej nëpër mediat e Maqedonisë, ndërsa tani i ndihmojnë miqtë e tij në Hungari.

“Me njerëz nga pushteti nuk takohem, dhe nuk kam biseduar me kryesinë aktuale të OBRM-PDUKM-së”, u përgjigj Gruevski në pyetjen nëse kontakton me ndonjë nga pushteti apo partia e tij.

Ai tha se ishte i gatshëm të hyjë në burg, por pas informacionit që e ka marrë për likuidimin e tij, ditëve të fundit ai ka vendosur të arratiset.

Gruevski tha se është padrejtësisht i gjykuar dhe se Hungaria s’është vend i përhershëm i tij dhe se një ditë do të kthehet në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat