Gruevski: Në Maqedoni jeta ime nuk është e sigurtë/ Do të më eleminonin brenda në qeli

Maqedonia

Gruevski: Në Maqedoni jeta ime nuk është e sigurtë/ Do të më eleminonin brenda në qeli

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 06:43
Nikolla Gruevski

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i larguar prej disa muajsh nga Maqendonia dha variantin e tij  se pse u arratis nga shteti i tij. Prej disa kohësh ai strehohet nën mbrojtjen e azilit polotik në Hungari. Gruevski u akuzua para pak kohësh për shpërdorim detyre nga shteti maqedonas dhe prokuroria nxorri një mandat arresti për të.

Grueski u shpreh në një media se ai ka informata se po të kthehet në Maqedoni atë do ta eleminojnë brenda në qeli.

Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më eleminonin dhe për atë ndërrova mendje'është shprehur ai. “Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj atë për momentin. Vendosa të largohem më pas nga Maqedonia”shtoji ai .

Rruga të cilën Grueski ndoqi për arratisjen nga Maqedonia ishte duke kaluar fillimisht në Shqipëri dhe në lidhje me këtë ai shprehet: Nga Maqedonia kalova ne Shqiperi ku u dorëzova në ambasadën hungareze ne Tiranë. Me pas Gruevski theksoi se nga Shqiperia ka levizur me pasaportë te rregullt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat