Mickoski pret fitore në zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Maqedonia

Mickoski pret fitore në zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:19
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në intervistën e tij për “Radio Evropa e Lirë” nuk përgjigjet në atë se “gjithçka” do të bëjnë për t’i ndryshuar proceset që dalin nga marrëveshja e Prespës.

Sipas tij së pari duhet që OBRM-PDUKM të fitojë në zgjedhje, të formojë qeveri dhe më pastaj ndryshim të proceseve.

“Që kur ta marrin besimin e popullit, dhe ne do të fitojmë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, kuptohet nëse shumica kuvendare shpërbëhet, do t’i shihni hapat dhe do t’i shihni se cilat procese OBRM-PDUKM do t’i ndryshojë në të ardhmen”, tha Mickoski.

Ai i bëri thirrje shumicës kuvendare të pranojë kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shpërbërjen e Kuvendit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat