Alltanxhieva kandidate për kryetare dhe anëtare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit

Maqedonia

Alltanxhieva kandidate për kryetare dhe anëtare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:57
Tanja Alltanxhieva

Kandidatja Tanja Alltanxhieva që është paraqitur në thirrjen publike për anëtar në Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit për vite të gjata ka qenë pjesë e institucioneve shtetërore. Ajo ka qenë zëvendësministre e Vetëqeverisje vendore, më pastaj zëvendësministre e Drejtësisë, anëtare e KShZ-së e propozuar nga LSDM. Nga viti 2010 ka punuar në zyrë avokatie. Për Alltanxhievën çrrënjosja e korrupsionit është qëllim i mortshëm, por së pari duhet të punohet, sipas asaj, është të kthehet imazhi. Alltanxhieva nuk kishte përgjigje konkrete në pyetjet e komisionit ku intervistohej.

“Sfidë ishte të paraqitem në konkurs. Mungesa e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit është plagë kanceri. Sfida ime personale kur do të zgjidhesha do të ishte që komisioni të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që merren me zbulimin e korrupsionit. Çrrënjosja e korrupsionit është objektiv i kamotshëm dhe duhet kthyer besimi te qytetarët”, tha Alltanxhieva.

Alltanxhieva nuk e sheh komisionin si hulumtues dhe mbledhës i listave, por si Komisionin që do të përgatisë metodologji ku s’do të ketë përzgjedhje dhe presione nga partitë politike.

“Pavarësisht që kam qenë anëtare e një partie politike, mund të garantoj veprim profesional”, tha mes tjerash Alltanxhieva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat