LSDM: Mickoski konfirmoi se e pret Gruevskin për komplot të ri kundër Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: Mickoski konfirmoi se e pret Gruevskin për komplot të ri kundër Maqedonisë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:26
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “Mickoski konfirmoi se pret shefin e tij nga Budapesti për një komplot të ri kundër Maqedonisë, ka harruar se Gruevski shkon në burg, kurse ai shkon në disfatë zgjedhore”.

“Për Mickoskin anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO ka qenë gabim historik. Ushtari Mickoski konfirmoi se është në anën e kundër të popullit, të qytetarëve, të forcave progresive, në anën e kundërt të gjithë botës demokratike”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM i thonë Mickoskit se më kot kërcënon Maqedoninë dhe se nuk do të mund ta nxjerr Maqedoninë nga NATO kurse populli zgjodhi të ardhmen në NATO dhe BE.

“Anti-perëndimor Mickoski e humb mbështetjen e partisë së tij. Po shkatërrohet grupi kuvendar i Mickoskit, vetëm 33 deputetë kanë mbështetur kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit”, thonë nga LSDM, duke shtuar se të premten Maqedonia ulet në karrigen e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat