Maqedonia e Vetme: Zaev vazhdimisht ik nga zgjedhjet e dyfishta - Bota Sot
Maqedonia e Vetme: Zaev vazhdimisht ik nga zgjedhjet e dyfishta

Maqedonia

Maqedonia e Vetme: Zaev vazhdimisht ik nga zgjedhjet e dyfishta

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:27
Zoran Zaev

Nëpërmjet një njoftimi nga partia pro ruse “Maqedonia e Vetme” thuhet se “i frikësuari Zaev tashmë e humb edhe kompasi. Zaevi lavdërohet në publik se do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdimisht ik nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare dhe ballafaqim me popullin për të ardhmen historike të Republikës së Maqedonisë”.

Shërbëtori i huaj Zoran Zaev, siç thonë nga Maqedonia e Vetme, i inkurajuar nga shefat e tij nga NATO që nuk ju interesojnë vjedhja por vetëm duan kukulla që fuqimisht i shërbejnë, vazhdon me keqpërdorimin e buxhetit para zgjedhjeve.

“Kështu për shembull, Zaevi nga buxheti ju dha komunave 50 milion euro për mbulimin e borxheve dhe nuk pyeti se si janë bërë borxhet, Fondit pensional i dha 19 milion euro për shkak se dikush ka vjedhur paratë, dhe Zaevi nuk pyeti kush i vodhi pensionistët”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Ata shtojnë se Zaevi e keqpërdor buxhetin për qëllime partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...