NATO kërkon edhe reforma

Maqedonia

NATO kërkon edhe reforma

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Anëtarësimi i Maqedonisë vitin e ardhshëm pritet të rrisë numrin e investitorëve të huaj në vend, ngjashëm me të gjitha shtetet e tjera që kanë shumëfishuar investimet e huaja pas aderimit në Aleancën Veriatlatnike. Megjithatë, analizat e ndryshme, por edhe njohësit e çështjeve ekonomike, theksojnë se vetë hyrja e Maqedonisë në NATO do të hap dyert për investime më të mëdha të huaja, por njëtehësh ato kërkojnë edhe një mbështetje më të madhe lidhur me përmirësimin e biznes ambientit, sundimit të ligjit, stabilitetin politik, reformave të ndryshme.

Vlerësohet se procesi integrimit të vendit në NATO do të rrisë edhe më tej besimin në ekonominë e Maqedonisë, dhe do të sjellë edhe më shumë përfitime të tjera ekonomike, si hapja e kapaciteteve të reja prodhuese që do të sjellin edhe punësime të reja.

“Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk sjell vetvetiu investime të huaja dhe mirëqenie ekonomike, por ndihmon në mënyrë të konsiderueshme për një atraktivitet më të madh të shtetit për investime. Megjithatë, investitorët e huaj në radhë të parë kërkojnë ambient të favorshëm ekonomik, rregullativë të adaptuar ligjore në ekonomi dhe mundësi për mbrojtjen nga konkurrenca”, thotë Vllatko Stojanovski nga zyra e Këshillit për investime të huaja.

Sipas tij, anëtarësimi i shtetit në strukturat euroatlantike do të ndihmojë edhe për demokratizimin më të madh, ndërsa shtetet anëtare tregojnë kredibilitet më të madh të institucioneve, efektivitet të qeverisjes, sundimit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe kontrollit të korrupsionit. Apo me fjalë të tjera dinamika e reformave do të përshpejtohet me anëtarësimin në NATO dhe BE, shton më tej ai. Nga ana tjetër, analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të bazuara në anketat me kompanitë e huaja që punojnë në vend, tregojnë se Maqedonia ka nevojë për një forcë punëtore më të kualifikuar, që së bashku me institucione më të mira, do ta vendosë vendin në rrugë për një rritje më të lartë ekonomike.

“Anketat e fundit tregojnë se shkathtësitë e ulëta të fuqisë punëtore dhe cilësia e dobët institucionale, vlerësohen si pengesa kryesore për investime, së bashku me logjistikën e dobët tregtare dhe pasigurinë politike. Përmirësimet në këto fusha do të krijojnë një mjedis më të parashikueshëm për investitorët, si dhe do të sigurojnë rritje ekonomike. Angazhimet duhet të fokusohen në transparencën e rregulloreve të biznesit, përmirësimin e proceseve doganore dhe përshpejtimin e punës gjykatave lidhur me procedurat për realizimin e kontratave dhe pagesën e borxheve”, thuhet në raportin më të ri të FMN,të publikuar para disa ditësh.

Raporti më tej thekson se autoritetet ranë dakord të ballafaqohen me sfidat në tregun e punës.. Ndihmë për forcimin e trajnimit profesional është kërkuar nga Gjermania. Njëherazi për të ngadalësuar ikjen jashtë të fuqisë punëtore synohet shpërndarja e industrive që kërkojnë punë intensive dhe tërheqja e investimeve të huaja në industritë me vlerë më të lartë që mund të gjenerojnë vende pune për kuadro më mirë të arsimuara dhe trajnuara si dhe për të lehtësuar transferin e teknologjisë. Reformat për përforcimin e qeverisjes , për uljen e korrupsionit dhe për të siguruar sundimin efektiv të ligjit janë të dobishme, për përmirësimin e klimës së investimeve dhe uljen e informalitetit.

“ Reformat gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete kryesore të reformës strukturore për Maqedoninë. Progresi në këto fusha është më i rëndësishëm për fillimin e negociatave me BE-në. Ndërkohë, përmirësimi i cilësisë dhe transparenca e institucioneve publike pritet të ndihmojë potencialin për rritej ekonomike, dhe të sigurojë një ambient më të mirë për investime”, theksohet më tej në raport.

Në ndërkohë , stabilitet , garanci për prosperitet ekonomik, si dhe përmirësim i pozitës ndërkombëtare të shtetit. Kështu vlerësohet anëtarësimi i shteteve në NATO. Analizat tregojnë se të gjithë 12 shtete që pas rënies së murit të Berlinit u anëtarësuan në NATO, shënuan rritje të investimeve të huaja. Analizat tregojnë se të gjithë 12 shtete që pas rënies së murit të Berlinit u anëtarësuan në NATO, shënuan rritje të investimeve të huaja me përjashtim të Kroacisë që pësoi për shkak të krizës financiare që kalonte shteti. Efektet e anëtarësimit në suaza afatgjate janë shumë pozitive, për shkak se investitorët e huaj potencial e kuptojnë se shteti bëhet më i sigurt , sistemi ekonomik më stabil dhe më i hapur , dhe i volitshëm për investime direkte të huaja. Bile me përjashtim të Kroacisë, të gjitha anëtaret e reja tregojnë rritje të përqindjes së investimeve të huaja në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Në Shqipëri është shënuar rritje prej 3.72 në 9.12 për qind, në Bullgari prej 3.36 për qind në 12.06 për qind, ndërsa në Hungari prej 6.23 në 9.88 për qind. Bile në Estoni që ka realizuar edhe reforma të fuqishme ekonomike, monetare politike, si dhe sundimin e së drejtës janë rritur investimet e huaja nga 775 milionë euro në vitin 2004 në 2 miliardë euro në vitin 2006, ndërsa në Bullgari investimet janë rritur prej 7.5 miliardë euro në vitin 2004 në 11.5 miliardë në vitin 2005. Gjithashtu edhe Çekia, që së bashku me Hungarinë dhe Poloninë në vitin 1999, ishin në grupin e shteteve, që të parat u anëtarësuan në NATO, shënoi rritje të investimeve të huaja nga 2.1 për qind si përqindje e PBB-së në vitin 1999, në 8.1 për qind në vitin 2000 dhe 10.37 për qind në vitin 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat