Për pesë vjet, mbi 7.000 qytetarë hoqën dorë nga shtetësia

Maqedonia

Për pesë vjet, mbi 7.000 qytetarë hoqën dorë nga shtetësia

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:25
Foto

Nga ana tjetër sipas të dhënave nga Enti i statistikës nga viti 2013 deri në vitin 2017 nga vendi zyrtarisht janë larguar 3033 persona, ndërsa sipas të dhënave të EUROSTAT-it, nga viti 1998 deri në vitin 2011 nga vendi janë larguar 230 mijë qytetarë dhe të gjithë kanë status të rregulluar në vendet ku kanë emigruar.

Por, jo vetëm shpërngulja nga vendi, por edhe heqja dorë nga shtetësia e Maqedonisë është një problem në vete, sipas të dhënave të MPB-së, në pesë vitet e fundit 7223 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë dhe të njëjtit janë fshirë nga regjistri i shtetasve të Maqedonisë. Më së shumti qytetarët e Maqedonisë, shpërngulen në vendet e BE-së. Italia mbanë primatin ndërsa më pas radhiten Gjermania, Austria, Sllovenia etj.

Për katër vite (2014-2018) shtetësi të Maqedonisë kanë marrë 5817 persona. Të gjitha hulumtimet tregojnë se 40 për qind e të rinjve për pesë vite të ardhmen e tyre e shohin në një shtet tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat