Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për ngjarjet e 27 prillit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:35
Pamje nga gjykimi

Me fjalët përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjalët përfundimtare në seancën e kaluar i dha Prokuroria, e cila është përfaqësuese e aktakuzës për ngjarjet e 27 prillit, ku fillimisht të akuzuar ishin 33 persona, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona.

Prokurorja Villma Ruskoska, në fjalët përfundimtare tha se gjykata nuk duhet të ndikohet nga ajo se dikush ballafaqohet me 10 vite burg, ndërsa dikush tjetër është amnistuar për veprën e njëjtë, por duhet të ndikohet nga faktet.

Fjalët përfundimtare sot pritet t’i japin Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Jane Çenvo, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Koljo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski, të cilët ngarkohen me veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Procedura është ndarë për të akuzuarit Oliver Radullov dhe Sasho Markovski, të cilët janë të akuzuar për veprën “ndihmë” në kryerjen e veprës penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat