Pas akuzave të forta të Gruevskit, partia e Zaevit bën deklaratën që nuk pritej: Mund të kthehesh kur të duash

Maqedonia

Pas akuzave të forta të Gruevskit, partia e Zaevit bën deklaratën që nuk pritej: Mund të kthehesh kur të duash

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:54
Zaev, Gruevski

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski se kishte lënë Maqedoninë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Për LSDM-në, Gruevski mund të kthehet kur të dojë në Maqedoni, por vendin do ta ketë në qeli.

LSDM-ja i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili deklaroi se një ditë të marrë fund “persekutimi i tij politik” në Hungari dhe do të mund të kthehet në Maqedoni. LSDM-ja vlerëson se Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, por vetëm në burg.

“Maqedonia do të ketë një karrige në NATO, ndërsa frikacaku dhe i arratisuri nga drejtësia Nikola Gruevski po pret për vendin e tij në një qeli. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është disfata më e madhe e tij. Mentori i Mickoskit nga Budapesti, po e luan rolin e viktimës me gënjeshtra patologjike”, vlerëson LSDM-ja, shkruan ABC.

Gruevski ka mohuar se ka pasur ndihmë nga autoritetet hungareze, kryesisht nga kryeministri Orban. Thotë se ka vizita të shumta nga miq dhe bashkëpartiak të tij, por është shprehur i zhgënjyer nga disa ish-ministra të kabinetit të tij, për të cilët ka thënë se “miqtë e mirë njihen në kohë të vështira”.

Ish-kryeministri nuk mendon se i ka tradhtuar bashkëpartiakët e tij dhe ka theksuar se i kupton ata që janë shprehur kundër arratisjes së tij, për të cilët tha se janë nën presion të autoriteteve në Maqedoni.

Ai në shumicën e pyetjeve nuk ka dhënë detaje që janë në interes të opinionit, duke bërë me dije se do t’i publikojë në memoaret e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat