Filipçe: Po mundohemi të përmirësojmë gjendjen në shëndetësi, i presim rezultatet

Maqedonia

Filipçe: Po mundohemi të përmirësojmë gjendjen në shëndetësi, i presim rezultatet

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thekson se është me rëndësi të madhe që të kthehet vëmendja tek statusi i punëtorëve shëndetësor, që të gjendet mënyra për përparimin e tyre.

“Të rëndësishme janë kapacitete njerëzore në sektorin shëndetësor, përkushtimi i punës së tyre dhe sidomos rezultatet më të mira. Këto janë punë që arrihen me përkushtim të vazhdueshëm dhe gjithsesi mjete shtesë financiare. Po mundohemi të përmirësojmë gjendjen, të cilat me vite kanë degraduar, po tentojmë me ndryshime sistemike të bëjmë dallimin. I presim rezultatet”.

“Kemi filluar me rritjen e të ardhurave personale të punëtorëve shëndetësor për pesë për qind, ndërsa këtë vit për pesë për qind shtesë janë rritur pagat për motrat medicinale. Si stimul shtesë ka qenë edhe realizimi i rritjes së kompensimit për kujdestarinë, punën e natës dhe punën shtesë të motrave medicinale, të cilat punojnë në klinika dhe spitale”, tha ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se kjo është vetëm një veprim për përparimin e punës së punëtorëve shëndetësor dhe është një nga masat që kuadri shëndetësor të mbahet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat