Paralajmëroi Shilegovi: Nëse për 30 ditë nuk ndërrohet kazani djegës, do të mbyllet Spitali “Nëna Terezë”

Maqedonia

Paralajmëroi Shilegovi: Nëse për 30 ditë nuk ndërrohet kazani djegës, do të mbyllet Spitali “Nëna Terezë”

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:56

Nëse për 30 ditë nuk ndërrohet kazani djegës i objektit të Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair, i njëjti do të mbyllet, kështu ka paralajmëruar sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai ka theksuar se ky paralajmërim vjen pasi që edhe Inspektorati dy herë ka konstatuar se Spitali ngrohet me mazut, e cila është lëndë ndotëse për ambientin.

“Inspektorati deri tash dy herë ka intervenuar në Spitalin Gjinekologjik të Çairit. Sot sërish është dërguar inspektorati, si paralajmërim i fundit ndaj Spitalit dhe deri te Ministria e Shëndetësisë që ta ndryshojnë kazanin djegës. Nëse nuk veprojnë në atë mënyrë, Spitali do të mbyllet nga Qyteti. Nuk dëshirojmë që të shkaktojmë krizë, megjithatë duhet përfundimisht secili t’u përgjigjet detyrimeve të veta. Nëse ai kazan ndot, kurse ndot sepse dy herë është konstatuar, duhet të intervenohet. Shkresën përveç se te drejtori i Spitalit, do ta dërgojmë edhe te ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pres që brenda 30 ditësh do të reagojnë”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat