Disa persona me kallashnikovë kanë vjedhur një bankë në Vizbeg

Maqedonia

Disa persona me kallashnikovë kanë vjedhur një bankë në Vizbeg

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Sot në mesditë, disa persona të paidentifikuar e kanë vjedhur filialin e bankës “Halkbank” në Vizbeg të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve okularë, hajdutët kanë mbajtur kallashnikovë, i kanë urdhëruar të pranishmit që të shtrihen në tokë dhe e kanë vjedhur bankën.

Policia e ka konfirmuar vjedhjen.

“Sot rreth orës 13:00, në SPB Shkup është paraqitur se në bankën e rrugës “Magjistralja Jadranska” persona të panjohur kanë kryer vjedhje dhe me kërcënim me armë nga kasaforta e bankës kanë marrë shumë të pakonfirmuar të parave. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat