Sqarohet Qeveria: Shlyerja e borxheve të rrymës nuk bie mbi kurrizin e qytetarëve

Maqedonia

Sqarohet Qeveria: Shlyerja e borxheve të rrymës nuk bie mbi kurrizin e qytetarëve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:50
Ilustrim

Shlyerja e borxhit të rrymës elektrike nuk do të bie mbi kurrizin e qytetarëve, sepse i njëjti nuk do të paguhet nga buxheti shtetëror, por vetëm do të shlyhet, u sqaruan sot nga Qeveria e Maqedonisë.

“Kjo shlyerje e borxheve të rrymës dhe taksës radiodifuzive në asnjë mënyrë nuk do të thotë se tërë buxheti do të kompensohet nga buxheti i shtetit, respektivisht se bie nën kurriz të qytetarëve, por thjeshtë për shlyerje të këtij borxhi për të cilën ka vullnet nga Qeveria, ELEM dhe EVN”, thanë nga Qeveria.

Ky sqarim i Qeverisë vjen pasi që qytetarët e Maqedonisë u shprehën të revoltuar me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev të dhënë në tribunën “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Ohër, ku tha se: “Qeveria ka progres në bisedimet me EVN-në dhe ELEM-in për fshirjen e borxheve për rrymë elektrike deri në vitin 2006 për 200.000 qytetarë dhe familje të cilët janë të bllokuar në labirint me probleme nga përmbaruesit dhe llogaritë e bllokuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat