LSDM shpall thirrje publike për kandidatë për kryetar të shtetit

Maqedonia

LSDM shpall thirrje publike për kandidatë për kryetar të shtetit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot në web-faqen e tyre ka shpallur thirrje publike për të zgjedhur kandidat për president.

Ata kanë vendosur katër kushte për kandidatët, të cilat janë: të jetë personalitet me reputacion të lartë në shoqëri, të jetë i aftë për kryerjen e funksioneve të larta shtetërore, të ketë besim në anëtarësinë dhe simpatizantët e LSDM0së, si dhe të jetë person që do të përkrahë politikat e LSDM-së dhe do të realizojë prioritetet strategjike të shtetit.

Afati për paraqitje në shpalljen publike është deri më 19 shkurt. Ata duhet të aplikojnë në Bordin Drejtues të partisë.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM, kandidatin për president kjo parti do ta shpall në kongresin e 3 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat