Maqedoni, deputetët sot do të vendosin për paraburgimin e Ljupço Dimovskit

Maqedonia

Maqedoni, deputetët sot do të vendosin për paraburgimin e Ljupço Dimovskit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Kuvendi i Maqedonise

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të vendoset se a do të paraburgoset ose jo deputeti Ljupço Dimovski, i përfshirë në skandalin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Diskutimi në Kuvend për parburgimin e Dimovskit vjen pasi që të njëjtit të shtunën iu hoq imuniteti prej deputeti, për shkak se për të njëjtin duhet të parashtrohet masë nga gjykata.

Dimovski dyshohet se kur ka qenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë ka keqpërdorur pozitën zyrtare, ku bashkë me Mihaill Cvetkovin, Hristijan Dellevin dhe Aco Spasenoskin, kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.5 milionë euro. Të njëjtëve sot u është ngrirë edhe pasuria.

Kontestohen 584 tenderë për marrje në qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat