Policia e pyjeve të Maqedonisë kërkojnë paga më të larta

Maqedonia

Policia e pyjeve të Maqedonisë kërkojnë paga më të larta

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e policisë së pyjeve sot nëpërmjet një proteste shprehën zemërimin e tyre për moszbatim e vendimit për të rritjen e pagave të tyre.

Kryetari i Sindikatave të pavarur të policisë, Goce Todev tha se në fillim të vitit 2018 Qeveria mori vendim për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me çka do të zgjidheshin problemet me të cilat ballafaqohet policia pyjore, por marrëveshja ende nuk është nënshkruar. Ata ende nuk marrin nga 20 për qind të pagave, në bazë të autorizimit të policëve pyjor.

“Kjo është punë të cilën Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë duhet të zbatojnë urgjentisht, sepse Ligji për pyjet është i qartë, ku thuhet se polici i pyjeve është polic zyrtar i autorizuar”, tha Todev.

Në shtator të vitit të kaluar, atyre iu kërkua që të shtynin zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe ata e pranuan atë, por deri më 1 janar të vitit 2019. Megjithëse që nga atëherë ka kaluar një muaj i tërë dhe “nuk ka lajm” për nënshkrimin e marrëveshjes.

Nikolla Gagoski, kryetar i Sindikatave të pavarura të policisë pyjore dhe administratës tha se zyrtarët pyjorë marrin pagë në shumë prej 16.800 denarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat