Ahmeti dhe ambasadori francez diskutojnë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

Ahmeti dhe ambasadori francez diskutojnë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:55
Ali Ahmeti dhe Kristian Timonier

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe rajon, duke konstatuar arritjet e fundit në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, integrimit euroatlantik, ndërsa biseduan edhe për hapat që nevojiten tē ndermirën në muajt në vijim.

Siç njofton BDI, Ahmeti foli për suksesin e arritur në marrëdhëniet me fqinjët, barazinë gjuhësore dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa elaboroi qëndrimet e BDI-së mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke theksuar qëndrimet unanime të partisë nga mbledhja e fundit e kryesisë.

“Lideri Ahmeti theksoi që BDI ka nisur procesin e ndërtimit strukturor dhe programor të partisë për dy dekadat para nesh.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, z. Ahmeti shprehu besimin e plotë tek institucionet legjitime në Kosovë, përfshirë presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe kryetarët e partive politike, në këtë proces. Palët në kontest duhet të gjejnë kompromis në të mirën e dy vendeve, por edhe të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat