“Maqedonia lek” është në mesin e kompanive të paraqitur për blerjen e vaksinave

Maqedonia

“Maqedonia lek” është në mesin e kompanive të paraqitur për blerjen e vaksinave

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Në hapjen e sotme të tenderit me vlerë prej 10 milionë euro për vaksinat për dy vitet e ardhshme, aplikuan gjithsej pesë kompani. Deri tek Komisioni për blerje publike në Ministrinë e Shëndetësisë kanë arritur oferta nga kompanitë Maqedonia lek, Elibor, dr. Panovski, Farma feniks dhe Alkaloid kons.

Në fushën e blerjes së vaksinave MRP janë paraqitur Feniks farm dhe Alkaloid kons, ndërsa Maqedonia lek nuk është paraqitur në këtë fushë të tenderit por ka konkurruar në fushën e blerjeve të vaksinave të tipave tjerë.

Për këtë kompani prokuroria ka hapur procedurë para hetimore pasi që u zbuluan vaksinat me deklaracione të gabuara me afat të skaduar.

Në tenderin e fundit shteti ka blerë vaksina vetëm nga dy kompanitë, Maqedonia lek dhe Elibor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat