Padi penale ndaj FON, të punësuarit i japin diplomë një polici - Bota Sot
Padi penale ndaj FON, të punësuarit i japin diplomë një polici

Maqedonia

Padi penale ndaj FON, të punësuarit i japin diplomë një polici

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

 Zv.sekretari gjeneral i FON në Shkup dhe drejtues për studentët në mënyrë ilegale i ka dhënë diplomë një polici nga Kumanova.

Ashtu si informojnë nga MPB, padia ka të bëj ndaj 45 vjecarit D.J i punësuar në SPB Kumanovë në vendin komandant, për shkak të falsifikimit dhe përdorimit të të dhënave falso, kundër S.Gj (50) nga Shkupi për shkak të keqpërdorimit të detyrës dhe falsifikim e shkatërim të librave, kundër B.R (47) nga Shkupi, shkruan Maxfaks.

Sipas MPB, D.J me qëllim që sa më shpejtë të arrijë deri tek diploma në shkurt të 2008 ka bërë kërkesë deri tek akademia policore pranë universitetit Sh. Kliment Ohridski nga ku ka marrë vërtetim se është shkruar si student i c’rregullt në vitin e II-të semestri i IV në vitin akademik 2007/2008, dhe se ka kaluar 16 provime. Pas kësaj ai nuk ka dorëzuar kërkesë për regjistrim dhe nuk ka bërë kontratë për studim në FON e që komisioni i formuar ka sjellur vendim që të pranohen provimet e dhëna në fakultetin për detektiv dhe siguri ku janë pranuar 15 provime.

Më 4 shtator të vitit 2018 gjatë kontrollit të bërë nga ana e organeve kompetente dhe inspektorëve në SPB Kumanovë, S.Gj ka dorëzuar librim ku ai vet ka dorëzuar nënshkrimin e që më pas në tetor para inspektoratit të njejtë ai ka dhënë një tjetër libër në të cilin nuk ka figuruar aspak emri si student por që kishte paguar vlerën prej 118.730 mijë denarë. Në periudhën nga janari 2008 deri në tetor 2018 ka marrë në shfrytëzim mjete financiare në vlerë prej 4.344.628 denarë e mjete këto që është dëmtuar buxheti i vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...