Nesër nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Nesër nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Maqedonia dhe vendet anëtare të NATO-s nesër në Bruksel do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e vendit në aleancë. Pas kësaj, kuvendet kombëtare e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë, ndërsa Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në kuadër të vendit të ftuar.

Siç deklarojnë nga Ministria e Jashtme, me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri Dimitrov, nesër më 6 shkurt do të marrë pjesë mbledhjen e Këshillit Euroatlantik në kuadër të nënshkrimit të protokollit për anëtarësi të Republikës së Maqedonisë në NATO, çka do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Në takim, ku është paraparë edhe mbajtja e një fjalimi nga Dimitrovi, 29 vendet anëtare, të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre të përhershëm në NATO, do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO”, deklarojnë nga MPJ e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat