Me serviset shëndetësore-sociale drejt qasjes më efikase për shërbimet shëndetësore

Maqedonia

Me serviset shëndetësore-sociale drejt qasjes më efikase për shërbimet shëndetësore

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:02
Pamje nga konferenca

Qasje më efikase dhe më e lehtë drejt shërbimeve shëndetësore për qytetarët mundësohet me serviset e përziera shëndetësore dhe sociale në Komunën e Koçanit, e kohë më parë edhe në Komunën e Resnjës. Bëhet fjalë për shërbime të integruara për sigurimin e kujdesit shëndetësor për persona të cilët janë në rrezik social, që në periudhën e ardhshme do të sendërtohen dhe zgjerohen në rajone të tjera të shtetit, si dhe në segmente të tjera të mbrojtjes shëndetësore.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, para ngjarjes në organizim të Qendrës evropiane për politikë sociale dhe hulumtim, kushtuar nevojës për zhvillim të shërbimeve të integruara për kujdes shëndetësor dhe afatgjatë. Zhjvillimi i shërbimeve të integruara për kujdes shëndetësor dhe afatgjatë realizohet me mbështetje nga Ambasada austriake dhe Agjencia zhvillimore austriake në Maqedoni.

Theksoi se bëhet fjalë për servise mobile të cilat i përbëjnë infermieret dhe punonjësit social të cilët shërbimet i sjellin më afër shtëpive apo në vetë shtëpitë e qytetarëve në mjediset rurale, ku ambulantat janë të zbrazëta, për shkak se atje nuk kua kuadro.

Funksionimi i këtyre serviseve mobile zhvillohet në suaza të projektit të Minsitrisë së Shëndetësisë, të cilin e realizon në bashkëpunim  me Minisrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si servis mobil për kujdes në kushte shtëpiake, ndërkaq zbatohet me mbështetje të programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Komuna e Koçanit, Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan, Qendrës për punë sociale në Koçan…

Ministrja e Punës dhe politikës Sociale, Milla Carovska tha se rreziqet shëndetësore-sociale çdoherë gërshetohen dhe potencoi se në sistemin tonë ky lloj i serviseve deri më tani janë zhvilluar shumë vështirë.

kategoria e dytë e serviseve shëndetësore-sociale të cilat janë shumë të rëndësishme, theksoi ministrja, është kujdesi paliativ në kushte shtëpiake, por gjithashtu kujdesi për fëmijët të cilët janë me sjellje të ndryshuar, të cilët janë shfrytëzues të drogës dhe të gjitha këto servise në shtetin tonë nuk ekzistojnë, e as që ka pasur zgjidhje ligjore, as praktikë.

“Në Ligjin e ri për mbrojtje sociale, i cili është në Parlament si Ministri për herë të parë parashohim se si do të duhej ligjërisht dhe juridikisht të zgjidhen këto lloje të serviseve. Pres të gjithë deputetët ta votojnë dhe në periudhën e ardhshme me komunikim intensiv mes dy ministrive të vendosen servise shëdnetësore-sociale në shtetin tonë”, shtoi Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat