Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të IEQ, Roberto Antonioni

Maqedonia

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të IEQ, Roberto Antonioni

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim të shkurtër pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Iniciativës së Evropës Qendrore, z. Roberto Antonioni.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Iniciativës së Evropës Qendrore, si dhe për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë IEQ-ja. Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua se Republika e Maqedonisë është njëra nga anëtaret më aktive të IEQ-së, që është edhe një konfirmim i përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të kontribuar në zhvillimin e shkencës dhe pjesëmarrjen e barabartë në projektet kërkimore-shkencore në rajon.

Iniciativa e Evropës Qendrore është Programi më i vjetër Kornizë për promovimin e kërkimeve, transferimit teknologjik dhe inovacioneve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Sipas strukturës organizative, si një bashkëpunim rajonal për integrimin evropian dhe urë midis makro rajoneve, IEQ paraqet mënyrën fleksibile të promovimit të bashkëpunimit ndërqeveritar, ndërparlamentar dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit, që u përgjigjet tendencave më të reja zhvilluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat