Caca Nikollovska: PSP është e vdekur, por të dyshuarit nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale

Maqedonia

Caca Nikollovska: PSP është e vdekur, por të dyshuarit nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Margarita Caca Nikollovska

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së evropiane për të drejtat e njeriut, Margarita Caca Nikollovska, tha se edhe pse Gjykata e Lartë ka dhënë mendim juridik me të cilën ndërpriten hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, përsëri të dyshuarit nuk do të mund të shpëtojnë nga përgjegjësia penale.

Sipas asaj sistemi juridik në Maqedoni duhet të vazhdojë me procedurat hetimore të lëndëve, të cilat PSP nuk arriti t’i mbaroj.

“Është fakt se të gjitha partitë politike janë pajtuar për formimin e kësaj prokurorie. Ky është një element i madh dhe i fuqishëm për ekzistimin e saj. Me minimizimin e saj, unë pajtohem se PSP është e vdekur, por nuk do të mund të lirohen nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë. Por ka sistem juridik dhe ai sistem juridik duhet të gjejë mënyrën që lëndët në fushën e penales të procedohen dhe në këtë mënyrë të vihet deri tek një zgjidhje përfundimtare”, tha Nikollovska.

Ajo e kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë duke thënë se “ajo nuk ka të drejtë ta interpretojë ligjin, por për këtë kompetente është Kuvendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat