Kontrata me “Beton” – Shtip është ndërprerë, grekët vetë do ta ndërtojnë spitalin në Shtip

Maqedonia

Kontrata me “Beton” – Shtip është ndërprerë, grekët vetë do ta ndërtojnë spitalin në Shtip

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Kompania greke “Interkat

Kompania greke “Interkat”, e cila e fitoi tenderin për ndërtimin e Spitalit të ri Klinik në Shtip, njëanshëm e ka ndërprerë kontratën me “Beton” – Shtip, pas ngecjes disa mujore të ndërtimeve. Janë tejkaluar të gjitha afatet e akorduara, pas çka, kompania greke ka vendosur të punojë pa nënkontraktuesin e angazhuar, shkruan Meta.mk.

Punëtorët e “Betonit”, po i mbledhin makinat dhe mjetet nga spitali i papërfunduar, ndërsa “Interkat” u përball me padi nga kompania e Shtipit, për shkak të ndërprerjes së njëanshme të së kontratës dhe dëmeve të shkaktuara prej 2.5 milionë euro.

Kontrata është ndërpre në nëntor të vitit të kaluar, pasi punët ndërtimore në spital u ndërprenë plotësisht. Ka katër muaj që punëtorët s’kanë marrë pagë, ndërsa siç kemi njoftuar kohëve të fundit, në kompani kanë hyrë edhe përmbaruesit për një borxh prej një milion euro.

Nga ana tjetër, përfundimi i Spitalit Klinik është vonuar me muaj. Që nga prilli i vitit të kaluar, punët ndërtimore janë zhvilluar me ndërprerje, plotësisht janë ngadalësuar. Për të kapërcyer ngecjen, javën e kaluar Ministria e shëndetësisë së bashku me kontraktuesin “Interkat” ka bërë një plan të ri.

– Pas intervenimit të Ministrisë së shëndetësisë, me “Interkat” Javën e kaluar është hartuar plan i ri aksional për ekzekutimin e punëve – konfirmoi sekretari shtetëror në ministri, Vlladimir Milloshev.

Me planin e ri, është përcaktuar afat i ri për përfundimin e spitalit, deri në mes të vitit 2020. “Interkat” nuk do të angazhojë nën-kontraktues, por vetë kompania do t’i udhëheqë punët, duke angazhuar punëtorë drejtpërdrejtë. Në periudhën e kaluar, ministria nuk ka bërë pagesa, sepse pagesat bëhen sipas pozicioneve të realizuara Kompania greke ka paralajmëruar se do të ndërmerr punëtorët ndërtimorë të “Betonit”, të paktën ata që do të duan të punojnë për punëdhënësin e ri, ndërsa do të punësojë edhe të tjerë, në mënyrë që të realizohet puna e akorduar, e kjo është që në fillim të muajit të bëhet intensifikimi i punëve.

Ish gjiganti ndërtimor, kontraktuesi dominant i projektit të Shkupit 2014, po i përjeton ditët më të vështira. Nga ana tjetër, kushtet në “Beton”, e sollën në pyetje projektin e Spitalit klinik të Shtipit, që ndërtohet me fonde nga Banka Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat