Ahmeti: Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk mund të ndryshojnë

Maqedonia

Ahmeti: Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk mund të ndryshojnë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:46
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin debativ në TVM2 foli mbi marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke i cilësuar këto se kanë karakter ndërkombëtar dhe se nuk mund të ndryshojnë.

“Të dështonte marrëveshja e Prespës do të ishte vetëvrasje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke shtuar se marrëveshja e Ohrit është ngushtë e lidhur me marrëveshjen e Prespës për shkak se me këtë marrëveshje shkohet në rrugën euroatlantike.

Ahmeti tha se duhet të ndërtojmë politika se si ta ndërtojmë standardin jetësor siç janë sundimi i ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ekonomi.

Ahmeti gjithashtu tha se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska,pa përgjegjësi del me deklaratë për vjedhje të 19 milion eurove duke e cilësuar këtë deklaratë si luftë speciale ndaj BDI-së.

“Nëse dikush ka një fakt, urdhëroni në prokurori, në rrugë institucionale”, tha mes tjerash Ahmeti duke shtuar se ai vet personalisht i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hap hetim ndaj tij për gjithë këto vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat