Vangellovski: Ligji është i qartë, afati i PSP-së ka skaduar - Bota Sot
Vangellovski: Ligji është i qartë, afati i PSP-së ka skaduar

Maqedonia

Vangellovski: Ligji është i qartë, afati i PSP-së ka skaduar

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:29
Jovo Vangellovski

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski sonte deklaroi se “nëse ka kërkesë për mendim ligjor, Gjykata e Lartë duhet të veprojë sipas asaj kërkese, afati i PSP-së ka skaduar”.

Ai nuk e cilëson vendimin e tij si hakmarrës ndaj PSP-së, për shkak se një nga raportet e PSP-së ai cilësohet se ai në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme ka kryer funksionin tij.

“Nuk mund të jetë hakmarrje, për shkak se bëhet fjalë për mendim ligjor i mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë. Është mendim i sjellur nga organi më i lartë i Gjykatës së Lartë”, tha mes tjerash Vangellovski.

Ai tha se ligji është i qartë dhe se afati ka skaduar ndërsa Gjykata e Lartë nuk i ndalon asgjë askujt por nëse Gjykata Penale sjell vendim për ndonjë lëndë të PSP-së pas afatit dhe nëse i dënuari ankohet deri te Gjykata e Lartë, atëherë Gjykata e Lartë do ta anulojë vendimin e Gjykatës Penale./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...