Seancë e Kuvendit të Maqedonisë, dy ligje me procedurë të shkurtë

Maqedonia

Seancë e Kuvendit të Maqedonisë, dy ligje me procedurë të shkurtë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 08:56
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 77-të, në të cilën në rend dite janë propozim-ligjet për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërmarrjet publike, të dy në procedurë të shkurtë, të dorëzuara nga deputetët e pozitës.

Në rend dite në seancën e sotme janë edhe propozim-ligjet për kundërvajtje, për Këshillin Gjyqësor, për konteste juridike dhe për vuajtjen e sanksioneve.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatësit, në lexim të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat