Dimitrov: Maqedonia në NATO do të fitojë ekonomi dhe siguri

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia në NATO do të fitojë ekonomi dhe siguri

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Nikolla Dimitrov

Këtë mbrëmë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik i dedikuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në kuadër të iniciativës “Ballkani përpara”.

“Kjo është ngjarje historike, e shkruajmë historinë pasi kemi krijuar të ardhme të ndritur në rajon të mbushur me konflikte dhe histori”, tha Dimitrov.

Ai tha se në marrëveshjen me Greqinë diçka është dashur të jepet dhe humbet dhe diçka të fitohet, duke shtuar se kjo është bërë nga të dy palët.

Ndryshe, Dimitrov po qëndron në vizitë zyrtare në Washington ku ka realizuar disa takime në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe disa organizata joqeveriatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat